Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë ka biseduar me kryeministrin e Kroacisë, Andrej Pllenkoviq, për aleancën ushtarake të Kroacisë, Shqipërisë dhe Kosovës dhe se Pllenkoviq i ka thënë që kjo aleancë nuk është e drejtuar kundër Serbisë, transmeton Paparaci.
“Kam biseduar gjatë me kryeministrin e Kroacisë, Andrej Pllenkoviq, dhe për herë të parë kemi folur për temën e aleancës ushtarake të Prishtinës, Tiranës dhe Zagrebit. Mund të them se kryeministri Pllenkoviq tha se kjo nuk është e drejtuar kundër Serbisë, çdo gjë tjetër që do të thosha do të dilte jashtë kornizës së mirësjelljes, sjelljes së denjë dhe do të shkelte disa rregulla të mirëbesimit dhe të një bisede racionale”, ka thënë ai./Paparaci.com










