Gjendet pa shenja jete një person në lagjen “Kolovica” të Prishtinës

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person është gjetur pa shenja jete në rrugë.

Rasti ka ndodhur të mërkurën, në ora 21:43 në lagjen “Kolovicë” në Prishtinë.

“Është raportuar se në rrugë është gjetur i shtrirë pa shenja jete viktima mashkull kosovar”, thuhet në raport.

Njësitë relevante policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku është konstatuar vdekja e viktimës.

Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion, rasti nën hetime.