Gjendet pa shenja jete një burrë në Prishtinë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Prishtinë.

Në rrugën “Xhelal Hajda” rreth orës 19:00 është gjetur një burrë pa shenja jete.

Zëdhënësi i policisë, Enis Pllana ka dhënë detaje rreth ngjarjes.

“Sot rreth orës 19:00 policia ka pranuar informatën se në rrugën Xhelal Hajda në Prishtinë, gjendet një person pa shenja jete. Me të marrë informatën policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë hasur viktimën mashkull, i cili ishte pa shenja jete. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes, kurse Policia ka filluar me hetimin e rrethanave për sqarimin e plotë të rastit”, tha Pllana.