UCL: Newcastle me fitore të madhe në Baku, çështje e mbyllur kualifikimi për në 1/16-at

Neëcastle ka fituar 1-6 në transfertën në Baku ndaj Qarabag, në takimin e parë për play-offin në Champions League. “Qymyrxhinjtë” vulosën fatin e takimit dhe të kualifikimit gjithashtu që në pjesën e parë, ku shkëlqeu Anthony Gordon me 4 gola të shënuar në minutat 2′, 32′, 34′ dhe 45″+1. Dy gola ishin nga pika e bardhë e penalltisë. Pjesa e parë u mbyll 0-5 për Newcastle.

Në pjesën e dytë, të parët që shënuan, golin e nderit për ta, ishin vendasit me Elvin Jafarguliyev në minutën e 55-të. Në minutën e 71-të, ishte radha e Jacob Murphy, i futur në pjesën e dytë si zëvendësues, i cili shënoi një gol shumë të bukur me një goditje klasi nga distanca.

Rezultati final, 1-6. Newcastle merr një fitore të madhe dhe kualifikimi për në raundin tjetër atë të 1/16-ve mund të quhet i mbyllur.

The post UCL: Newcastle me fitore të madhe në Baku, çështje e mbyllur kualifikimi për në 1/16-at appeared first on Telesport.