Nuk kanë të mbaruar episodet e shumta të ndodhura mbrëmë në “Estádio da Luz” në ndeshjen e parë të play-offit mes Benfica dhe Real Madridit.
Duke qenë se vëmendja e të gjithëve ishte tek episodi i Vinicius Junior me Gianluca Prestiann, një tjetër rast që ka ngjallur debate të shumta në rrjetet sociale ishte edhe grushti i Federico Valverde ndaj mrbojtësit të Benfica, Samuel Dahl.
Në pamjet, siç duket qartë, gjatë një dufluftimi mes tyre, Valverde godet me grusht mbrojtësin dhe nuk u ndëshkua fare nga arbitri. Nëse i referohemi rregullores të UEFA-s, për raste të tilla, lojtarët pezullohen nga 1-5 ndeshje. Në vijim pritet të mësohet nëse do të ketë dënim për uruguaianin e Real Madridit apo jo.
The post Të gjithë flasin për rastin e Vinicius, po grushti i Valverde ndaj mbrojtësit të Benfica sa do të dënohet? (video) appeared first on Telesport.








