Kuvendi maqedonas ndërpret punimet, pritej të votohej rezoluta në mbrojtje të çlirimtarëve

Seanca e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut është ndërprerë tek pika e 7-të e rendit të ditës.

Në këtë pikë ishte paraparë prezantimi dhe votimi i rezolutës për ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë, raporton Klan Kosova.

Përmes kësaj rezolute do të kërkohej respektimi i standardeve të procesit të rregullt ligjor në gjykimin ndërkombëtar.