Rexhep Selimi ka parashtruar pyetjen se derisa Serbia dhe Sllobodan Millosheviqi po vriste shqiptarë, çfarë do duhej të bënte populli.
Në fjalën e fundit, Selimi tha se Serbia asnjëherë nuk e fshehu qëllimin ndaj shqiptarëve.
“Është e vështirë të kuptohet kundër kujt është ngritur aktakuza, kundër nesh me veprime konkrete apo kundër nesh që kërkuam pavarësinë e Kosovës. Është problematike përpjekja e prokurorisë për ta ndarë ksovoën në dysh për ata që ishin për pavarësi dhe për ata që ishin me autonomi. Në kosovë nuk ka pasur asnjë parti politike që nuk ishte për pavarësinë e Kosovës, ashtu siç ishte qëllimi i UÇK. Ta paraqesësh kërkesën për pavarësi është sulm ndaj të ardhmes së Kosovës, sikur prokuroria përpqiet të na ndaj ne mes vete dhe të na barazoj ne me shtetin vrasës të serbes. Të përpiqesh të ndërhysh me qëllim në ndryshimin e fakteve është thjeshtë përpiqje për rishkrimin e historisë, e historia e Kosovës nuk rishkruhet aq më tepër në një sallë gjyqi.
Kur serbia dhe millosheviqi vrisnin moshatarët e mi, helmonin nxënës e student, mbyllnin shkolla e spitale dhe zbatonin spastrim etnik. Po çfarë duhet të bënim ne. Të mos reagonim. Në ktë sallë dëgjuam dëshminë e gjeneralit Clark i cili në një takim me kasapin e ballkanit dëgjuam clark tersa tha se Millosheviqi e dim si duhet të sillieshim me shqiptarët, duhet të vrararë të gjithë. Edhe ne e dinim këtëk prandaj pyes përsëri çfarë duhekj të bënim ne? Ta prisnim rendim për tu vrarë? Kosova kishte nevojë për vetëmbrojtje, kishte nevojë për dikë si adem Jashari e UÇK prandaj unë iu bashkiva adem jashaari, UÇK u krijua nga nevoja, nuk ishte aventurë ishte mbijetësë. Unë isha pjesë e një ushtrie 100% vullnetare, e përbërë nga civvilë, njerëz që u detyruan të merrnin armët se skishin çfarë të bënin tjetër. Në një pjesë të akuzës cilësohem si një njeri i afërt me adem Jasharin, nuk është e qartë nëse kjo është akuzë apo vlerësim, kuy ishte nderi më i madh që mund të kisha”, tha Selimi.










