Ish-udhëheqësi i UÇK-së, Rexhep Selimi, në fjalën e tij përfundimtare të mërkurën ka thënë se historia e Kosovës nuk mund të rishkruhet në një sallë gjyqi.
Para trupit gjykues në Hagë, Selimi ka deklaruar se UÇK-ja nuk është krijuar nga dëshira por nga nevoja dhe se armët për ta ishin mbijetesë.
“Është hera e tretë dhe shpresoj se do të jetë e fundit që unë marrë fjalën në këtë sallë. Këto pesë vite nuk kanë qenë të lehta për ne, por as të parëndësishme për historinë e Kosovës. Pas gjithë këtyre viteve ka ardhur edhe një element pozitiv, shpresoj që trupi gjykues ta ketë pasur kohën e mjaftueshme se lufta jonë ishte e drejtë dhe se pretendimet e Prokurorisë nuk qëndrojnë. Në fjalën time në prill të 2023 thash se po përballesha me një aktakuzë të pabazuar, sot kjo sallë gjyqi më ka dhënë të drejtë të them se akuzat janë të pavërteta. Nuk jam këtu për t’iu treguar për drejtësi, sot jam këtu për të kërkuar nga ju që të ushtroni drejtësinë. Megjithëse prokuroria që në fillim të paraqitjes së saj deklaroi se nuk kërkon dënimin e shtabit të përgjithshëm të UÇK, gjatë tërë kohës shënjestër kishte shtabin dhe UÇK.
Është e vështirë të kuptohet kundër kujt është ngritur aktakuza, kundër nesh me veprime konkrete apo kundër nesh që kërkuam pavarësinë e Kosovës. Është problematike përpjekja e prokurorisë për ta ndarë Kosovën në dysh për ata që ishin për pavarësi dhe për ata që ishin me autonomi. Është e vështirë të kuptohet kundër kujt është ngritur aktakuza, kundër nesh me veprime konkrete apo kundër nesh që kërkuam pavarësinë e Kosovës. Është problematike përpjekja e prokurorisë për ta ndarë Kosovën në dysh për ata që ishin për pavarësi dhe për ata që ishin me autonomi. Në kosovë nuk ka pasur asnjë parti politike që nuk ishte për pavarësinë e Kosovës, ashtu siç ishte qëllimi i UÇK. Ta paraqesësh kërkesën për pavarësi është sulm ndaj të ardhmes së Kosovës, sikur prokuroria përpiqet të na ndaj ne mes vete dhe të na barazoj ne me shtetin vrasës të serbes. Të përpiqesh të ndërhysh me qëllim në ndryshimin e fakteve është thjeshtë përpiqje për rishkrimin e historisë, e historia e Kosovës nuk rishkruhet aq më tepër në një sallë gjyqi”.










