Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, deklaroi se misioni i tyre ishte mbijetesa, liria dhe paqja.
Para trupit gjykues dhe prokurorisë, ai tha se nuk u kthye në atdhe për pushtet por rrezikoi jetën për liri dhe paqe.
“Fati që disa prej nesh sot jemi gjallë është rastësi dhe fat. Unë nuk uktheva për pushtet, u ktheva në atdhe duke rrezikuar jetën time për liri dhe paqe. Pyetja që shtrohet është marrja e kontrollit prej kujt, kush. Ë vërteta është se pushtetit ishte në duart e hekurta të Millosheviqit. Shqiptarët nuk ushtronin pushtet është paradoksale, ata shtypeshin nga pushteti i Millosheviqit. Misioni ynë ishte i qartë: mbijetesa, lirija dhe paqja. Unë nuk kisha fare iluzione, por shpresa jonë e vetme për shpëtim ishte bota demokratike, shtetet e bashkuara të Amerikës dhe nato. Prandaj, tërë fokusi im ishte forcimi i kësaj aleacne. Për këtë qëllim unë udhëtova në shumë vende për t’i bindur për qëllimin tonë, por kudo që isha, isha në kontakt të vazhdueshmëm me administratën amerikane. Millosheviqi e kishte filluar luftën në Kosovë dhe ne vetëm po mbroheshim, por luftën mund ta përfundonte vetë,m NATO, po të mos ishte NATO nuk do të kishte as liri të Kosovës e as pavarësi”.
Ai theksoi se UÇK-ja nuk ishte ushtri e një shteti, por organizim popullor që mbrohej nga agresori.
“Të nderuar gjyqtar, kjo prokurori, më thuri shumë lave e më ndau shumë tituj e grada, por e vërtëa është krejt tjetër. Unë nuk isha ai që e solla rezidentet nga perëndimi në ksoovë, nuk ishte kthimi im nga perëndimi që uçk po mobilizohej, artsyeja ishte Millosheviqi dhe askush më bukur se Albright nuk ka thënë e cila tha se Millosheviqi është rekrutesi më i madh i UÇK me sjelljet e tij. Uçk nuk ishte ushtri e një shteti, ai ishte organziim popullor që po mbrojej nga agresori. Fakti që uçk nuk ishte e mboliziuar nuk e zbeh kauzën e saj”.
Tutje ai tha se fitorja e Kosovës ishte më shumë politike dhe diplomatike dhe suksesi më i madh i popullit të Kosovës ishte bashkëpunimi i plotë me perëndimin pasi që “ata na ndihmuan sepse e dinin kush ishin dhe çfarë qëllimi kishin”.
“Unë me asnjë çmim nuk do të rrezikoja këtë aleancë me asgjë në këtë botë sepse ashtu do të rrezikoja vetë lirinë e Kosovës e ekzistencën tonë kolektive. Synimi ynë ishte paqja, nuk ishte lufta. UÇK ishte një nga tri grupet përfaqësuese të Kosovës në konferencën e rambujesë, megjithatë gjatë gjithë procvesiti ne punuam si delegacion i ksoovës, pranuam marrtëveshjene paqes edhe pse ajo nuk i plotësonte të gjitha kërkesat legjitime. Por ne zgjodhëm paqen, e serbia zgjodhi luftën. Të tri grupet. LDK, UÇK E LBD u pajtuan për themelimin e një qeverie të përbashkët, ishte marrëveshje për të bashkuar forcat dhe energjinë për lirinë e Kosovës. Sot si mundet dikush të pretendoj se qëllimi ishte marrja në kontroll e Kosovës, kur ne pranuam që ndërkombëtarët të kishin rol kyresor në Kosovë, madje UÇK dorëzoi edhe armët”.










