Thaçi: Ende kritikohem në Kosovë për Gjykatën Speciale, besoja se do respektonte Kushtetutën

 

Hashim Thaçi thekson se ende kritikohet në Kosovë për themelimin e Gjykatës Speciale, pasi atëherë besonte që do të vepronte në përputhje me Kushtetutën e Kosovës por asnjëhera nuk ndodhi.

“Kur votuam për themelimin e kësaj gjykate ne besonim se ajo do të vepronte në përputhje me kushtettuen e Kosovës, në praktikë asnjëra nuk ndodhi, unë jam kritikuar e kritikohem ende për votimin e kësaj gjykate.  Këtë nuk e kam besuar në atë, por uroj që unë kisha të drejtë e kritikët të kishin gabuar, Kjo prokurori në vend se ta heq renë e zëze kërkon ta zë diellin”, tha Thaçi.

Në fund ai kërkon që vendimi për të të jetë përputhje me kushtetutën, ligjet e faktet.

“Drejtësia për viktimat nuk mund të bëhet duke ndjekur të pafajshëmit, Të nderuar gjyqtar gjatë gjithë jetës sime isha pranë popullit të Kosovës, sot në përfundim të këtj procesi e kam vetëm një lutje që vendimi juaj të jetë në përputhje me kushtetutën ligjet e faktet. Prandaj i vetmi vendim i drejtë është pafajësia e plotë”.