Thaçi: I vetmi kundërshtar i Kosovës dhe i botës demokratike ishte Millosheviqi

 

Ish-Presidenti Hashim Thaçi në fjalën përfundimtare para Dhomave të Specializuara të Kosovës (DhSK), të mërkurën, tha se është plotësisht i pafajshëm.

Ai theksoi se i vetmi kundërshtar i Kosovës dhe i botës demokratike ishte Sllobodan Millosheviqi.

“Dje në Kosovë u shënua 18-vjetori i Pavarësisë së Kosovës, më 17 shkurt 2008 shpallëm Kosovën shtet të pavarur e demokratik. Dëshiroj që nga kjo sallë të përcjellë urimet e mija të përzemërta. Për gati tri vite ju i keni dëgjuar akuzat e Prokurorsië dhe argumentet e mbrojtjes, ju i keni parë faktet, ju e keni dëgjuar të vërtetën. Është vetëm një e vërtetë, që akuzat nuk qëndrojnë. Unë jam plotësisht i pafajshëm. E kam thënë dhe e them sërish se bashkngjeje dhe shpreh keqardhje për të gjitha vitikmat pa marrë parasysh përkatësinë etnike. Në kohën e masakrave në Qiriez, Prekaz e Likoshan, unë isha student në Cyrihm nuk po bëja plane si ta merrja kontrollin në Kosovë, i vetmi njeri që po bënte plane, plane morbide ishte Sllobodan Millosheviqi. Prandaj, si shumë qytetarë të tjerë kosovarë edhe unë u detyrova ta lëshoj Kosovën sepse regjimi i Millosheviqit më kishte ndjekur. Ai më kishte dënuar në mungesë se kisha shkelur ligjet diskriminues, më vonë ky ligj dënoi edhe Bill Clinton, Toony Bler e shumë të tjerë, dënime në mungesë.

Prandaj duke i parë masakrat ndaj popullit tim unë nuk mund të qëndroja indiferent, vendosa të tkthem në Kosovë, ky ishte vendim personal i imi sepse nuk mund të qëndroja anash derisa populli ndodhej para shfarosjes. Bëra atë që do të bënte secili prej jush nëse do ta përjetonte atë që përjetoi populli im. Për këtë jam shumë krenar dhe nuk i bie pishman asnjëherë. Prokluroroia pretendon se qëllimi ishte marrja në kontroll i ksoovës. Kjo është tërësisht e pavarëtë dhe shumëë ofendues.e është ofenduese për heronjtë që dhanë jetën për liri. Është ofendim për ata që dhanë jetën gjatë masakrave. Është ofendim edhe ndaj NATO-s. Të nderuar gjyqtar, më lejoni të përsër një të vërtëtë të përjetshme, i vetmi kundërshta i imi, i Kosovës e i botës demokratike ishte Millosheviqi. Është e rëndë ta dëgjosh këtë akuzë veçanërtisht kur gjatë luftës nuk e dija nëse do të isha gjallë prej orës në orë e prej ditës në ditë”, tha Thaçi.