Mbrojtja për Prokurorinë e Speciales: E paaftë që ta bëjë dallimin mes pretendimeve dhe provave

Avokati i Rexhep Selimit, Geoffrey Roberts, po vazhdon të paraqesë deklaratat përmbyllëse në rastin Thaçi dhe të tjerët.

Ai tha se është shqetësuese paaftësia e Prokurorisë së Specializuar, siç tha ai, për të bërë dallimin ndërmjet pretendimeve dhe provave.

“Paaftësia e Prokurorisë për të bërë dallimin mes pretendimeve dhe provave, është po aq shqetësuese në këtë fazë të procesit gjyqësor, sa është edhe befasuese. Por edhe paaftësia për të trajtuar pikat e tjera që janë ngritur në lidhje me NPK-në theksojnë mungesën e qartësisë dhe besimit që ka vetë Prokuroria në argumentet e veta”, tha Roberts.

Ai shtoi se trupi gjykues nuk duhet të bazohet assesi në provat e paraqitura nga ana e Zyrës së Prokurorit të Specializuar.