Vuçiq: Njohja e Kosovës ishte vendim i fuqive të mëdha, “jashtë së drejtës ndërkombëtare”

“Është mirë sot, në dritën e gjithçkaje që po ndodh, të analizohet se sa katastrofale kanë qenë pasojat, si për Serbinë ashtu edhe për botën, nga vlerësimet e gabuara të NATO-s, Amerikës dhe fuqive të tjera në vitin 2008, kur me njohjen e Kosovës u hap kutia e Pandorës e shkatërrimit të shteteve sovrane”, ka deklaruar mbrëmë presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, transmeton Paparaci.

Ai, në një deklaratë për televizionin në shërbim të regjimit të tij, “TV Pink”, ka thënë se vendimi për njohjen e Kosovës ishte vendim i “të fuqishmëve që nuk iu përmbajtën së drejtës ndërkombëtare” dhe se viti 2008 përbënte “fillimin e rrënimit të rendit botëror dhe të së drejtës ndërkombëtare”.

“Ne do të vazhdojmë të ndjekim politikën e përparimit dhe paqes, si dhe politikën e parandalimit, dhe për këtë kemi objektiva të qarta – të forcojmë të gjitha kapacitetet tona, ekonominë, ushtrinë dhe të gjitha burimet tona të inteligjencës”, ka thënë Vuçiqi./Paparaci.com