Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza ka publikuar pamje nga protesta e djeshme në përkrahje të çlirimtarëve.
Kreu i PDK-së ka thënë se dje ka folur populli, ndërsa sot flasin në Hagë ish-liderët e UÇK-së.
“Nga lufta për liri dhe shpallja e pavarësisë deri te mbrojtja në Gjykatën Speciale, rrugëtimi i popullit tonë ka qenë me shumë sakrifica, por gjithmonë i drejtë. Dje foli populli. Sot flasin ata. #UÇK”, shkruan Hamza krahas videos së publikuar.
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë, sot pritet të jepet fjala përfundimtare nga ish-Presidenti Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarët Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi, dhe ish-deputeti Rexhep Selimi, të cilët po akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.










