Dogana e Kosovës ka sekuestruar rreth 40 tonerë të padeklaruar në pikën kufitare të Vërmicës.
Sekuestrimi është kryer pas verifikimit rutinorë nga zyrtarët e doganës.
“Pas deklarimit nga drejtuesi i mjetit se nuk posedonte mallra për deklarim, është kryer kontroll fizik i automjetit, me ç’rast në hapësirën e bagazhit janë gjetur 40 tonerë të padeklaruar, për të cilët nuk është paraqitur dokumentacion përcjellës, përfshirë faturë apo dëshmi tjetër të origjinës”, thuhej në njoftim.
Vlera e përafërt e mallit të evidentuar është rreth 2,300 euro.
“Në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi, rasti është trajtuar si kundërvajtje doganore, ndërsa malli është ndaluar përkohësisht deri në përfundimin e procedurave administrative nga njësitë kompetente”, thuhej më tej.










