Galatasaray ka fituar 5-2 ndaj Juventusit në ndeshjen e parë të vlefshme për play-offin në Champions League, për një biletë për 16 ekipet më të mira.
Sfida u zhbllokua në minutën e 15-të, ku pas një rivënie anësore për Juventusin dhe topit të humbur në zonën e tyre nga Kenan Yildiz, ishte braziliani Gabriel Sara që gjeti golin me një goditje të bukur me të majtën.
Megjithatë, kundërpërgjigjja e bardhezinjve ishte e menjëhershme. Në aksionin e parë pas golit, Andrea Cambiaso kroson në zonë për Pierre Kalulu, goditja e francezit me kokë ndalet nga portieri vendas Cakir, por Teun Koopmeiners që ndoqi aksionin deri në fund, e kishte të lehtë të shtynte topin në rrjetë dhe të barazonte shifrat 1-1.
Në minutën e 32-të, Teun Koopmeiners shënon golin e dytë personal dhe të dytin për Juventusin, pas një kombinimi të bukur me Weston McKennie dhe finalizimit perfekt me një goditje të fuqishme me të majtën brenda zonës. Pjesa e parë mbyllet 1-2 për Juventusin.
Pjesa e dytë nisi direkt me gol, ku vendasit fillimisht kanë barazuar shifrat 2-2 dhe më pas gjetën golin e avantazhit. Pas një aksioni të gjatë dhe goditjes së Baris Alper Yilmaz, ishte Noa Lang që dërgoi topin në portën e Di Gregorio-s, në minutën e 48-të.
Në minutën e 59-të, Juan Cabal i futur në pjesën e dytë në vend të Andrea Cambiaso, shkakton një faull ndaj Yilmaz. Një minutë më pas, Galatasaray shënon golin e avantazhit me Davinson Sanchez. Kolumbiani këerceu mbi mbrojtësit e Juventusit dhe preku topin e ardhur nga goditja e dënimit nga Gabriel Sara.
Në minutën e 67-të, Juan Cabal vulos mbrëmjen e tij të errët, sërish faull ndaj Yilmaz, merr kartonin e dytë të verdhë dhe largohet nga fusha e lojës, duke vështirësuar shumë gjërat për Juventusin.
Në minutën e 74-të, pas një gafe fatale të Lloyd Kelly brenda në zonë dhe presionit të Victor Osimhen,ishte Noa Lang që shënoi golin e dytë personal dhe të katërtin për Juventusin. Në minutën e 86-të, sërish mbrojtja e Juventusit kapet e papërgatitur dhe i sapofuturi në fushë, Sacha Boey, shënon golin e parë me fanellën e Galatasaray-it.
Rezultati final Galatasaray fiton 5-2, duke u konfirmuar edhe njëherë tjetër si “makthi” i Juventusit. Ndeshja e kthimit luhet javën tjetër, më 25 shkurt.
The post Galatasaray “makthi” i Juventusit. Bardhezinjtë “tradhtohen” nga mbrojtja, përmbysje e çmendur e turqve (video) appeared first on Telesport.










