Platforma “Liria Ka Emër” projekton mesazhin “Ende duke mbrojtur lirinë tonë” në objektin e Presidencës

Në shënim të 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, platforma qytetare “Liria Ka Emër” ka realizuar një aktivitet simbolik në kryeqytet, duke projektuar në objektin e Presidencës së Kosovës imazhin me sloganin: “Dita e Pavarësisë – Ende duke mbrojtur lirinë tonë”.

Imazhi paraqet figurat e krerëve të UÇK-së, ndërsa mesazhi thekson se mbrojtja e lirisë vazhdon edhe sot, 26 vjet pas çlirimit dhe 18 vjet pas shpalljes së pavarësisë, theksohet në njoftim.

“Sot festojmë Pavarësinë, por njëkohësisht kujtojmë se liria jonë po mbrohet sërish. 26 vjet pas çlirimit dhe 18 vjet pas pavarësisë, çlirimtarët tanë, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, po përballen me drejtësinë në Hagë. Ne besojmë në drejtësi, por kërkojmë që ajo të jetë e paanshme dhe e drejtë”, ka thënë Ismail Tasholli.