Ndeshja e parë e play-offit në Champions League, mes Galatasaray-it dhe Juventusit, e cila po luhet aktualisht në Stamboll, po dhuron spektakël të vërtetë, ku janë shënuar 2 gola në 16 minutat e para.
Sfida u zhbllokua në minutën e 15-të, ku aps një rivënie anësore për Juventusin dhe topit të humbur në zonën e tyre nga Kenan Yildiz, ishte braziliani Gabriel Sara që gjeti golin me një goditje të bukur me të majtën.
Megjithatë, kundërpërgjigjja e bardhezinjve ishte e menjëhershme. Në aksionin e parë pas golit, Andrea Cambiaso kroson në zonë për Pierre Kalulu, goditja e francezit me kokë ndalet nga portieri vendas Cakir, por Teun Koopmeiners që ndoqi aksionin deri në fund, e kishte të lehtë të shtynte topin në rrjetë dhe të barazone shifrat 1-1.
The post Ndeshje e çmendur në Stamboll, dy gola për një minutë. Bardhezinjtë kundërpërgjigjen menjëherë (video) appeared first on Telesport.










