Aksident i rëndë në dalje të Prizrenit, tre të lënduar

Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në dalje të Prizrenit.

Sipas informacioneve që ka siguruar Paparaci ata janë dërguar për trajtim në Spitalin Rajonal të Prizrenit.

“Tre kanë ardhur te ne. Nuk mund të jap më tepër detaje për shkak se ende jemi duke i bërë ekzaminimet”, deklaruan nga ky spital.

Derisa detaje të tjera deri më tani nuk dihen lidhur me rastin.

Paparaci ka kontaktuar me policinë, por deri në publikimin e lajmit nuk ka pranuar ndonjë informacion.