Hoeness i sigurt: Rinovimi i Kane? Asnjë presion, ka kontratë deri më 2027

E ardhmja e Harry Kane ka qenë prej muajsh në qendër të zërave të merkatos, sidomos për shkak të klauzolës së largimit, të aktivizueshme në verë, që ka tërhequr interesin e disa klubeve të mëdha europiane. Barcelona shihej si një destinacion i mundshëm për pasuesin e Robert Lewandowskit, ndërsa Tottenham ëndërronte rikthimin e sulmuesit simbol.

Për t’iu dhënë fund spekulimeve ndërhyri Uli Hoeness, presidenti honorifik i Bayern Munich, i cili deklaroi për “Bild”: “Po, dua ta sqaroj absolutisht. Harry është një bekim i vërtetë për ne. Me klauzolën që skadon në verën e vitit 2026 dhe kontratën deri në verën 2027, për momentin nuk kemi asnjë presion”.

Sulmuesi anglez po kalon një sezon të jashtëzakonshëm: 41 gola dhe 5 asistime në të gjitha kompeticionet, me mesatare 1.17 gola për ndeshje. Ai ka kaluar edhe kuotën e 500 golave në karrierë, ndërsa në Gjermani flitet për rinovim të mundshëm deri më 2028 ose 2029.

The post Hoeness i sigurt: Rinovimi i Kane? Asnjë presion, ka kontratë deri më 2027 appeared first on Telesport.