Djali i CR7 po çmend gjysmën e Europës, klubet e mëdha i kanë vënë sytë mbi të

Cristiano Ronaldo Jr. po rritet nën një presion të jashtëzakonshëm, pasi mban emrin e babait të tij, pesë herë fitues i “Topit të Artë”. Ashtu si djemtë e Zidane apo Messi, edhe ai përballet me pritshmëri të mëdha që nga hapat e parë në futboll.

I lindur më 17 qershor 2010 në La Mesa, Kaliforni, “Cristianinho” është formuar në akademitë e Juventusit dhe Manchester United, përpara se të ndiqte të atin tek Al Nassr në Arabinë Saudite. Edhe pse pati dyshime për nivelin e zhvillimit sportiv, vendosmëria e tij nuk është lëkundur.

Sipas mediave britanike dhe portugeze, Bayern Munich, Borussia Dortmund dhe Inter po ndjekin nga afër progresin e tij, ndërsa Real Madridi ka shfaqur interes. Me Portugalinë U-16 u dallua në turneun e Algarves me asist kundër Japonisë dhe paraqitje bindëse ndaj Holandës. Vëzhguesit e përshkruajnë si një sulmues modern, të ftohtë para portës. Sfida e tij kryesore është të krijojë identitetin e vet.

The post Djali i CR7 po çmend gjysmën e Europës, klubet e mëdha i kanë vënë sytë mbi të appeared first on Telesport.