Policia e Kosovës ka sekuestruar rreth 1,000 kilogramë duhan të kontrabanduar në kuadër të implementimit të Planit Operativ “Parandalimi i Kontrabandës në Brezin Kufitar”.
Sipas njoftimit zyrtar, më 16.02.2026 në orët e mbrëmjes, patrulla e Policisë Kufitare – SPMK Vërmicë, gjatë vëzhgimit të terrenit me pajisje nate, ka vërejtur një barkë në Liqenin e Vërmicës që lëvizte nga territori i Shqipërisë në drejtim të Republikës së Kosovës.







