Mesfushorët Hakan Calhanoglu dhe Davide Frattesi nuk do të jenë të disponueshëm për Cristian Chivu për ndeshjen që Inter do të luajë të mërkurën në fushën e Bodo/Glimt, në Champions League.
Turku, i cili u rikthye në fushë në ndeshjen kundër Juventus, pas një dëmtimi të pulpës së majtë që pësoi kundër Napoli në fund të janarit, ende nuk është rikuperuar plotësisht.
Mediat italiane konfirmojnë se Calhanoglu ka pësuar një tendosje të muskulit kuadriceps në këmbën e djathtë. Për pasojë, ai nuk do të udhëtojë me skuadrën, për t’u rikuperuar 100% dhe të luajë në ndeshjen e kthimit në “San Siro”.
Ndërsa mesfushori italian, pati një problem shëndetësor. Ai po lufton me një problem gastrointestinal që i ka sjellë edhe ethe, ndaj nuk do të zbresë në fushë. I riu Bovo është thirrur për të plotësuar boshllëqet dhe do të jetë në stol.
The post Chivu me dy mungesa të rëndësishme në Champions për ndeshjen e parë ndaj Bodo/Glimt appeared first on Telesport.







