“Të lumtur që e kemi Calhanoglu unë dhe Chivu, e lexon lojën me lehtësi të pabesueshme”

Vincenzo Montella nuk vlerëson vetëm Kenan Yildiz në Turqinë e tij “italiane”. Ai vizitoi javën e kaluar Milanon për të takuar Hakan Calhanoglu, mesfushorin e Interit, i cili tregoi motivim gjatë stërvitjes në “Appiano Gentile”. “Hakan e lexon lojën me një lehtësi të pabesueshme, – tha për “Gazzetta dello Sport”. – Jam me fat që e kemi në dispozicion unë dhe Chivu. Zikaltrit janë favoritë për titullin e Serie A”.

Montella pranon se shorti e ka vendosur Turqinë përballë Italisë, por për “Nations League” nuk mendon fare sepse ka një objektiv më të madh: “Kam në mendje vetëm ‘pla yoff’-in e Botërorit. Duam të shkojmë në finalet e këtij kompeticioni, kësaj vere. Jam i bindur se do të kualifikohen edhe axurrët e trajnerit Gennaro Gattuso”.

Ai paralajmëron edhe Juventusin për forcën e Galatasaray, ku ka sulmues të shkëlqyer si Icardi dhe lojtarë të jashtëzakonshëm si Osimhen, por edhe talente të tjera që meritojnë vlerësim: “Veçoj Yunus Akgun, sulmues i lindur më 2000, që e kam stërvitur te Adana Demirspor, por mendoj edhe për Torreira dhe 6-7 të tjerë të kombëtares time”.

The post “Të lumtur që e kemi Calhanoglu unë dhe Chivu, e lexon lojën me lehtësi të pabesueshme” appeared first on Telesport.