Deputeti i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Fatos Geci, ka thënë se paga e 13 për sektorin publk pritet të dalë në fund të marsit.
Ai ka shkruar për buxhetin që u miratua në lexim të parë e që do të jetë 4 miliardë.
“Sot votuam buxhetin për vitin 2026! Buxheti i shtetit në vitin 2020 ishte 2.3 miliardë, ndërsa sot është 4 miliardë. Rroga e 13-të pritet të shpërndahet në fund të marsit. Vazhdojmë me punë të mira për vendin tonë! Urime të gjithëve”, ka shkruar ai në Facebook.









