Një i ri 21-vjeçar është shoqëruar në Polici në komunën e Kaçanikur për t’u intervistuar për posedim të armës së zjarrit.
Policia njoftoi pas pranimit të informatës së D.K., posedon armë, u krye bastisje në fshatin Kovaçec ku është gjetur dhe konfiskuar pistoleta.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit dhe me urdhër të tij është iniciuar rasti “Mbajtje në pronësi apo kontroll i pa autorizuar i armëve” dhe pas intervistimit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
Rasti ka ndodhur sot rreth orës 14:20.









