Mirupafshim Salah! Liverpool gjen zëvendësuesin ideal të egjiptianit te rivalët, gati oferta 95 milionë euro

Mohamed Salah duket se po luan sezonin e tij të fundit me Liverpool-in dhe do të largohet një vit para përfundimit të kontratës, e cila skadon në qershor të vitit 2027.

Kampioni në fuqi i Premier League duket se ka piketuar zëvendësuesin ideal të egjiptianit dhe ka nisur tashmë kontaktet e para. Mediet britanike bëjnë me dije se objektivi madhor i Liverpool për verën e ardhshme është sulmuesi anësor i Newcastle, Anthony Gordon.

24-vjeçari ka shënuar 10 gola dhe ka dhënë 5 asiste këtë sezon, por më shumë se statistikat është ndikimi që ai ka në ekip, gjë që e bën atë të jetë një profil interesant për këdo. Sipas raportimeve të ndryshme, oferta e parë e Liverpool për sulmuesin anësor do të jetë 95 milionë euro.

Sigurisht që Newcastle nuk është aspak një ekip i lehtë për të arritur marrëveshje të tilla, kujtojmë këtu “telenovelën” me Alexander Isak verën e kaluar. Gordon ka një kontratë aktuale deri në vitin 2030, gjë që i vendos “Qymyrxhinjtë” në pozitë komode për negociatat.

The post Mirupafshim Salah! Liverpool gjen zëvendësuesin ideal të egjiptianit te rivalët, gati oferta 95 milionë euro appeared first on Telesport.