Irina Shayk ka tërhequr sërish vëmendjen me paraqitjen e saj në plazh gjatë Ditës së Shën Valentinit.
Supermodelja 40-vjeçare u pa në Miami Beach, ku po shijonte pushimet me vajzën e saj tetëvjeçare, Lea De Seine.
Ajo dukej në formë të shkëlqyer me bikini të zeza, ndërsa luante në det dhe relaksohej nën një çadër plazhi, shkruan DailyMail.
Shayk e kishte kombinuar pamjen me një kapelë bejsbolli, ndërsa flokët e errët i rridhnin natyrshëm poshtë shpinës.
Miami është një nga destinacionet e saj të preferuara për pushime, ku ka kaluar edhe festa të tjera në vitet e fundit.
Paraqitja e fundit në plazh vjen pak kohë pas fotosesionit të saj provokues për revistën V, realizuar nga fotografi Steven Klein.
Duke folur për këtë projekt, Shayk tha se kishte interpretuar një personazh të veçantë: “Për mua, ajo përfaqëson një lloj feminiteti të egër. Ajo është e guximshme. Është mashkullore në mënyrën e saj. Jeton e veshur me lëkurë. Del hapur. Është në epokën e saj të ‘po’-së – e patrembur, e palëkundur, plotësisht vetvetja”.
Reagimet e fansave kanë qenë të përziera, me disa që e kanë lavdëruar pamjen e saj dhe të tjerë që kanë menduar se fotosesioni kishte qenë tepër provokues. /Telegrafi/














