Rrëfehet Vinicius: Kaloj shumë kohë me Mbappé. Njerëzit na duan, është pozitiv

Vinicius Junior ishte protagonist absolut në fitoren e Real Madridit ndaj Real Sociedad, 4-1 të shtunën. Pa Kylian Mbappé, sulmuesi brazilian mori drejtimin e sulmit. Performanca e tij konfirmoi rolin si lider ofensiv i skuadrës, duke marrë lavdërime teknike dhe mediatike.

Trajneri Alvaro Arbeloa komentoi: “Vërej një Vini të madh që nga dita e parë. Është një nga më të mirët në botë, i pabesueshëm, jam me fat që e kam”. Kjo paraqitje erdhi para ndeshjes së parë “play off” të Champions League kundër Benfica, ku Vinicius do të luajë sërish me Mbappé, i cili është grumbulluar.

Në një intervistë me Ibai Llanos, braziliani foli për marrëdhënien me Mbappé dhe francezët e tjerë të grupit, Camavinga e Mendy: “Kalojmë më shumë kohë së bashku sesa me familjet tona. Duhet të kemi marrëdhënie të mira. Disa janë të martuar, disa jo…, por jemi gjithmonë të bashkuar.” Ai hodhi poshtë tensionet e pretenduara në dhomën e zhveshjes: “Pjesa pozitive është që njerëzit të duan, ajo negative janë mediat dhe tifozët kundërshtarë”.

The post Rrëfehet Vinicius: Kaloj shumë kohë me Mbappé. Njerëzit na duan, është pozitiv appeared first on Telesport.