Yilmaz: Duam të fitojmë patjetër ndaj Juventusit, nuk kam folur me Yildiz

Baris Alper Yilmaz, sulmues i Galatasaray, foli në konferencën për shtyp në prag të sfidës kundër Juventusit. Për ndeshjen: “Kjo sfidë është shumë e rëndësishme, si për vendin tonë, ashtu edhe për klubin. Duam t’u ofrojmë tifozëve një ndeshje të madhe. Shpresojmë të fitojmë ndaj Juventusit”.

Për Yildiz: “Nuk kam folur me Kenan, por e  ndjekim njëri-tjetrin në rrjetet sociale. Ai është shumë i mirë, lojtar i shkëlqyer. Shpresojmë të kualifikohemi bashkë për Botërorin. Mund të luajë mirë kundër nesh, por shpresojmë të fitojmë ne”.

Për Champions League: “Është një vitrinë për lojtarët. Të gjithë duan të tregojnë më të mirën e tyre në këtë kompeticion”. Për ambiciet: “Kam objektiva personale, por së pari duhet të fokusohemi tek objektivat e ekipit. Dua të kontribuoj në suksesin e përbashkët. Objektivat individuale vijnë pas atyre kolektive”.

The post Yilmaz: Duam të fitojmë patjetër ndaj Juventusit, nuk kam folur me Yildiz appeared first on Telesport.