Sot në Gjykatën Themelore të Prishtinës janë paraqitur të akuzuarit për sulmin në Ibër-Lepenc.
Seanca gjyqësore ndaj Dragisha e Jovan Viqentijeviq, dhe ndaj Igor Dimoviq ka nisur me fillim nga ora 9:30. Ata i thanë gjykatës se ndihen të pafajshëm për rastin.
Ky sulm pati ndodhur më 29 nëntor të vitit 2024 në fshatin Varagë të Zubin Potokut. Në hetime ishin përfshirë edhe FBI.










