KESCO Premium sjell oferta festive për bizneset në treg të hapur gjatë Javës së Pavarësisë (16–20 Shkurt)

Me rastin e festës së Pavarësisë së Republikës së Kosovës, KESCO Premium njofton nisjen e një iniciative festive të dedikuar për bizneset që operojnë në treg të hapur, duke ofruar oferta festive me zbritje dhe takime individuale 1:1 për shqyrtimin e zgjidhjeve më të favorshme dhe fleksibile të furnizimit me energji elektrike.

Gjatë Javës së Pavarësisë, nga 16 deri më 20 Shkurt, KESCO Premium fton të gjitha bizneset e interesuara që të rezervojnë termin për një takim konsultativ me ekipin profesional, ku do të prezantohet “Oferta e Pavarësisë” dhe do të diskutohen opsionet konkrete të përshtatura sipas nevojave të secilit biznes.

Rezervimi i terminëve do të jetë i hapur vetëm gjatë periudhës 16–20 Shkurt, dhe bizneset që kontaktojnë brenda kësaj periudhe do të përfitojnë ofertat festive me zbritje.

Kjo iniciativë është një mënyrë për të shënuar Javën e Pavarësisë duke qëndruar pranë komunitetit të biznesit – me qasje të personalizuar, transparencë dhe oferta të ndërtuara mbi nevojat reale të konsumatorëve komercialë në treg të hapur.

KESCO Premium mbetet e përkushtuar për të ofruar furnizim të qëndrueshëm dhe të besueshëm, si dhe zgjidhje konkurruese për bizneset, duke ruajtur standarde të larta shërbimi dhe partneritet afatgjatë.

Për rezervim termini dhe informata shtesë:
[email protected]
038 797979
038 501701 7979
049 799 001