Gjatë kësaj jave në vend pritet të mbajë mot i ndryshueshëm, me vranësira, intervale me diell si dhe reshje të herëpashershme shiu dhe bore.
Sipas parashikimeve, do të fryjë erë nga juglindja dhe verilindja me shpejtësi prej 1 deri në 8 metra në sekondë.
Dita e hënë do të karakterizohet me mot të vranët dhe intervale me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin nga -2 deri në 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet nga 7 deri në 9 gradë Celsius.
Era do të fryjë kryesisht nga juglindja me shpejtësi 1-4 m/s.
Autoritetet meteorologjike rekomandojnë kujdes të shtuar në komunikacion, veçanërisht në zonat ku mund të ketë reshje bore dhe ngrica në orët e mëngjesit.










