Në “Diego Armando Maradona”, Napoli po përballet me Romën, në kuadër të javës së 25-të në Serie A. Pjesa e parë është mbyllur në barazim 1-1.
Verdhekuqtë e drejtuar nga Gian Piero Gasperini gjetën avantazhin që në minutën e 6-të, pas një aksioni të shpejtë dhe kombinimit perfekt të dy nënshkrimeve të janarit, Brayan Zaragoza dhe Donyell Malen, holandezi dërgoi topin në rrjetë.
Barazimi i vendasve erdhi në minutën e 40-të, ku Leonardo Spinazzola shënon një supergol me një goditje fantastike nga distanca. Mbrojtësi i majtë që ka qenë pjesë e Romës për 5 sezone, nuk ngurroi të festonte golin ndaj ish-ekipit të tij.
The post “Paqe” në “Diego Armando Maradona” mes Napolit dhe Romës, një ish ndëshkon verdhekuqtë (video) appeared first on Telesport.










