Rashica jep asistin vendimtar, Asllani luan 74 minuta. Besiktas fiton në frymën e fundit dhe tani është afër Europës (video)

Besiktas ka marrë një fitore shumë të rëndësishme ndaj Basaksehir, në transfertë 2-3, e vlefshme për javën e 22-të të Superligës turke.

Kristian Asllani e nisi titullar këtë takim dhe luajti për 74 minuta. Milot Rashica e nisi nga stoli dhe u fut si zëvendësues në minutën e 34-të në vend të El Bilal Toure, i cili u largua i dëmtuar nga fusha e lojës.

Pjesa e parë u mbyll në barazim 1-1. Orkun Kokcu i dha golin e avantazhit Besiktas në minutën e 58-të, ndërsa vendasit barazuan shifrat në minutën e 88-të Bertug Yildirim. Besiktas nuk u dorëzua dhe gjeti golin e fitores në minutën e fundit shtesë, ku pas një topi të marrë nga Rashica, ishte Mustafa Hekimoğlu që e dërgoi atë në rrjetë, duke i dhënë fitoren e madhe ekipit të tij. SHIKOGOLIN

Pas 22 javësh, Besiktas renditet në vendin e pestë me 40 pikë, një pikë larg Goztepe të vendit të katërt dhe 5 pikë alrg Trabzonsporit të vendit të tretë, dy vende që të kualifikojnë në Conference dhe Europa League.

The post Rashica jep asistin vendimtar, Asllani luan 74 minuta. Besiktas fiton në frymën e fundit dhe tani është afër Europës (video) appeared first on Telesport.