Pavarësisht formës jo të qëndrueshme të treguar këtë sezon, Julian Alvarez vazhdon të jetë personazhi kryesor kur vjen puna te merkato. Për sulmuesin argjentinas ka një interes të jashtëzakonshëm nga klubet e njohura si Barcelona, Chelsea, PSG e Bayern.
Megjithatë, Atletico Madrid ka marrë vendimin që Alavarez nuk do të largohet gjatë kësaj vere, bëjnë me dije mediet spanjolle. Në rast se lojtari këmbëngul të largohet me patjetër, kjo gjë do të ndodhë vetëm nëse paguhet klauzola e tij e lirimit që është 500 milionë euro.
Argjentinasi ka një kontratë deri në vitin 2030 me Atletico Madrid, klubi madrilen është i vendosur ta respektojë atë deri në fund. Në këtë situatë, duket shumë e vështirë që Alvarez të largohet në verën e ardhshme nga “Colchoneros”.
The post Atletico Madrid merr vendimin drastik, nuk ka asnjë klub në botë që të paguajë shifrën e vendosur për “kokën” e Julian Alvarez appeared first on Telesport.










