Rama konfirmon pjesëmarrjen në protestën e 17 shkurtit, trafiku urban pa pagesë

Kreu i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka konfirmuar se do t’i bashkohet protestës së organizuar nga platforma “Liria ka Emër” më 17 shkurt 2026, në ora 14:00, në Sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Rama tha se kjo protestë është një çështje kombëtare dhe jo vetëm partiake, duke theksuar se duhet mbështetur përtej interesave politike.

Ai shtoi se përveç pjesëmarrjes në protestë, do të sigurohet që trafiku urban të funksionojë pa pagesë gjatë asaj dite.

“Pra ne përveç që kemi ndihmuar proceset edhe më parë, i çmojmë dhe i vlerësojmë dhe duhet me i naltësu, përtej partive politike. Sepse kjo është çështje kombëtare. Do të jem aty, dhe do ta kemi trafikun urban dhe do të jetë në shërbim të qytetarëve pa pagesë, po atë ditë në protestë”, tha Rama.