Lim Hoti, ish-banori i “BBVK”, nuk është shumë aktiv në rrjetet sociale. Megjithatë, ai është shfaqur sot në një instastory nga dhoma e një hoteli, ku ka realizuar një selfie, shkruan “Kosovarja”.
Në imazhin e publikuar, Limi shfaqet i vetëm dhe nuk ka dhënë detaje për vendndodhjen apo shoqërinë e mundshme.
Ai ka zgjedhur të mos e shoqërojë postimin me përshkrim shtesë.
Nuk dihet nëse ai vazhdon të jetë në një lidhje me Akben, pasi nuk ka pasur deklarime të fundit publike nga ana e tij lidhur me jetën private.











