Atalanta me fitore të madhe ndaj Lazios, Gjimshiti me shokë kapin Europën

Atalanta ka marrë një fitore shumë të rëndësishme për një vend për në kupat e Europës. Bergamaskët kanë fituar 0-2 në transfertën në “Olimpico” ndaj Lazios, e vlefshme për javën e 25-të në Serie A.

Në minutën e 40-të ishte braziliani Ederson që zhbllokoi shifrat, duke shënuar nga pika e bardhë e penalltisë, pas prekjes së topit me dorë nga Daniele Cataldi. Nicola Zalewski dyfishoi shifrat në minutën e 60-të, duke vulosur fitoren 0-2 për Atalantën.

Pas kësaj fitoreje, Atalanta mban vendin e 6-të me 42 pikë, ndërsa Lazio mbetet në vendin e 8-të me 33 pikë

The post Atalanta me fitore të madhe ndaj Lazios, Gjimshiti me shokë kapin Europën appeared first on Telesport.