Bastoni është i pamundur, Deco gjen një tjetër super mbrojtës për Flick. Kushton 70 mln euro

Pavarësisht se dëshira e madhe e Hansi Flick për qendrën e mbrojtjes është Alessandro Bastoni, transferimi i italianit duket një mision i pamundur për katalanasit.

Mediet spanjolle bëjnë me dije se drejtori sportiv i Barcelonës, Deco, po punon në heshtje për t’i sjellë Hansi Flick një qendërmbrojtës të mirë dhe që plotëson profilin e kërkuar nga trajneri gjerman.

Bëhet fjalë për Goncalo Ignacio, qendërmbrojtësin e Sporting Lisbon, i cili luan me këmbën e majtë ashtu siç e do Flick dhe ka aftësi për të qenë lider në repartin e tij.

Duke qenë nën kontratë deri në vitin 2030, Sporting Lisbon nuk është aspak nën presion për largimin e 24-vjeçarit, por do ta lejojë një gjë të tillë vetëm për shifrën 70 milionë euro, gjë që kërkon një sakrificë të madhe nga ana e katalanasve, duke ditur gjendjen financiare jo shumë të mirë.

The post Bastoni është i pamundur, Deco gjen një tjetër super mbrojtës për Flick. Kushton 70 mln euro appeared first on Telesport.