Bayern Munich është duke fituar 0-2 në transfertën ndaj Werder Bremen, pas 45 minutave të para, ndeshje e vlefshme për javën e 22-të të Bundesligës. Protagonisti kryesor i pjesës së parë ishte Harry Kane, me dy gola të shënuar për tri minuta.
Në minutën e 22-të, ishte Lennart Karl që u pengua brenda zone dhe pas ndërhyrjes së VAR, arbitri dha penallti për bavarezët. I zakonshmi Harry Kane, nuk gabon nga 11-metrat.
Në minutën e 25-të, pas një asisti të Luis Diaz, ishte sërish Harry Kane që gjeti rrjetën me një goditje fantastike nga distanca.Ky është goli i 46-të në të gjitha kompeticionet për sulmuesin anglez këtë sezon.
The post Harry Kane i papërmbajtshëm, anglezi shënon dy herë për tri minuta. Goli i dytë ishte spektakolar (video) appeared first on Telesport.










