Mbrëmja e “Metropolitano” la pas pasoja të rënda për Barcelonën. Humbja 4-0 ndaj Atlético Madridit shkaktoi zhgënjim dhe zemërim te Hansi Flick, i cili dukej dukshëm i irrituar pas ndeshjes. Trajneri gjerman kritikon veçanërisht pjesën e parë, që e quajti “katastrofike”, e karakterizuar, sipas tij, nga mungesa totale e intensitetit, vëmendjes dhe frymës konkurruese. Elementë që “nuk mund të mungojnë në një skuadër si Barcelona”.
Megjithatë, Flick theksoi besimin te vlera e grupit dhe krenarinë për sezonin deri tani, duke pranuar se iu kishte dërguar një mesazh shumë të qartë lojtarëve tashmë në pushim: “Nuk ishte një performancë në nivelin tonë, këtë ua thashë pa i kursyer fjalët”.
Humori i trajnerit gjerman u përkeqësua edhe nga disa vendime arbitrare, veçanërisht goli i anuluar i Pau Cubarsí, pas ndërhyrjes së VAR-it, pikërisht në momentin më të mirë të Barçës. Sipas “AS”, Flick kërkoi shpjegime me ton të qetë, duke shfaqur befasi edhe për klimën e lidhur me zgjedhjet presidenciale të klubit, që mund të ketë ndikim destabilizues për vijimin e sezonit.
The post Flick, i tërbuar nga turpërimi 4-0. Frikë nga destabilizimi prej zgjedhjeve presidenciale appeared first on Telesport.










