U raportua si i zhdukur, i moshuari gjendet brenda banesës së tij

Një person i moshuar që ishte raportuar si i zhdukur në rrugën “Fadil Ferati” në Istog të enjten, është gjetur me shenja jete brenda banesës së tij.

Policia njofton se familjarët kishin ngritur shqetësimin pasi viktima, që jetonte i vetëm, nuk u ishte përgjigjur thirrjeve telefonike për një periudhë kohore.

Njësiti policor, në bashkëpunim me një të afërm të të moshuarit dhe pas konsultimit me prokurorin, kanë hapur me forcë derën e banesës.

Brenda është gjetur i moshuari me shenja jete.

Ai është dërguar menjëherë për trajtim mjekësor në spitalin e Pejës.