Olimpistët në shumë gara, mbeten pa kondomë brenda tre ditëve

Kondomët janë harxhuar brenda fshatit olimpik në Lojërat Olimpike dimërore që janë duke u mbajtur në Itali.

Gazeta italiane “La Stampa” ka raportuar se sportistët kanë mbetur pa mbrojte brenda tre ditësh.

Për këtë janë fajtorë organizatorët, me gazetën që raporton se ata kanë qenë shumë zemërgjerë kur kanë shpërndarë kondomë.

“Në Paris atletët kishin 300 mijë kondomë, dy për çdo ditë, por numrat sivjet në Itali kanë rënë ndjeshëm. Tani nuk kanë as 10 mijë”, raporton La Stampa.

Në garë janë vetëm 3 mijë sportistë, krahasuar me 10 mijë e 500 sa ishin në Paris para dy vjetësh.