Miratohet Plani i Rritjes, Kosova do të përfitojë 882 milionë euro nga Bashkimi Evropian

Kuvendi i Kosovës ka miratuar marrëveshjet ndërkombëtare me Bashkimin Evropian,të njohur si Plani i Rritjes, e që parashohin përfitime prej më shumë se 880 milionë eurosh për Kosovën

Siç ka bërë të ditur ministri i Financave, Hekuran Murati, ky plan vjen me 1/3 si grant dhe 629 milionë euro në formë të kredisë. Ai ka thënë se këto mjete zhbllokohen bazuar në reformat që i zbaton Kosova.
Kuvendi e miratoi me 104 vota pro marrëveshjen. 5 deputetë të Listës Serbe abstenuan.