Policia e Kosovës ka arrestuar të premten një të mitur në Prishtinë pas lëshimit të urdhërarrestit nga gjykata.
I mitur ishte dënuar me tri vjet masë institucionale edukative për veprën penale të dhunimit.
Pas arrestimit, i njëjti është dërguar në qendrën korrektuese për të mitur sipas vendimit gjyqësor.










