Më shumë “armëpushim” se marrëveshje, çfarë fshihet vërtet pas akordit UEFA-Real Madrid?!

Është më shumë një “armëpushim” sesa marrëveshje. Ajo e firmosur pak ditë më parë mes Real Madridit dhe UEFA-s, pas muajsh kërcënimesh dhe veprimesh ligjore, mbyll përplasjen mes organizmit të futbollit europian dhe klubit më të madh e më të pasur.

Sidoqoftë, kjo nuk do të thotë se përpjekjet për të ndryshuar të ardhmen e kompeticioneve janë zhdukur. “Armët” mbeten mbi tavolinë, sidomos pas vendimeve të Gjykatës së Drejtësisë së BE-së që theksuan abuzimin me pozitën dominuese të UEFA-s. Florentino Pérez kishte paralajmëruar një kërkesë dëmshpërblimi prej 4.5 miliardë eurosh.

Superliga Europiane ka vdekur në formatin e vitit 2021, por kompania A22 u riorganizua, duke propozuar një turne me promovime e rënie dhe zhvendosur fokusin te menaxhimi i të ardhurave. “Pas muajsh diskutimesh është arritur një marrëveshje parimore mes UEFA-s, Realit dhe EFC”, – thuhej në komunikatë.

Marrëveshja synon zgjidhjen e çështjeve ligjore dhe përmirësimin e përvojës së tifozëve përmes teknologjisë. A22 kishte propozuar “Unify”, platformë “streaming” falas me më shumë të ardhura reklamuese. Në periudhën 2024-2027, UEFA pritet të kalojë nga 4.4 në mbi 6 miliardë euro, duke synuar paketa inovative dhe shfrytëzuar të dhënat e teknologjitë.

The post Më shumë “armëpushim” se marrëveshje, çfarë fshihet vërtet pas akordit UEFA-Real Madrid?! appeared first on Telesport.