Java e 25-të e Serie A sjell një sfidë shumë të rëndësishme. Në “San Siro”, në mbrëmjen e Shën Valentinit, Interi dhe Juventusi përballen në një ndeshje me peshë të madhe për garën e titullit dhe zonën Champions.
Sipas statistikave, Interi ka fituar vetëm një nga 7 përballjet e fundit direkte me Juventusin. Bardhezinjtë kanë fituar 2 ndeshjet e fundit në Torino (1-0 dhe 4-3), ndërsa sfida e fundit në Milano përfundoi në mënyrë spektakolare 4-4. Interi këtë sezon nuk barazon shpesh; vetëm një herë, 2-2 ndaj Napolit, mes 11 fitoresh radhazi.
Skuadra e Chivu ka shënuar 57 gola, e udhëhequr nga asistet e Dimarcos (13), golat e Lautaro Martinez (14) dhe loja e Zielinskit. Juventusi i Spallettit përgjigjet me 41 gola, sulmi i dytë më i mirë në kampionatin italian.
Juve është aktualisht e katërta. Në 15 javët e fundit, vetëm Interi (40 pikë) dhe Milani (33) kanë bërë më mirë se bardhezinjtë (31). Dueli pritet të vendoset edhe nga Lautaro dhe Yildiz, autor i 3 golave në 4 ndeshje ndaj Interit.
The post Inter dhe Juve, përballë për Shën Valentin… “Derby d’Italia”, vendimtar për titull dhe Champions appeared first on Telesport.










