Gleison Bremer, mbrojtës i Juventusit, në një intervistë për DAZN, në prag të “Derby d’Italia”, tha: “E dimë forcën e Interit, vitet e fundit ka luajtur dy finale Champions-i. Është ekip me përvojë, por edhe ne jemi Juventusi. Me Spallettin kemi nisur një rrugëtim; ndeshjet e fundit treguam se mund të fitojmë. Kundër zikaltërve duam të fitojmë, edhe pse luajmë në fushën e tyre”.
Për ndeshjet në “San Siro”: “Atje është gjithmonë e vështirë, tifozët e ndihmojnë ekipin. Është një ndeshje e nxehtë dhe dinamike”. Për Spalletti: “Ka mjaft përvojë, me duket pak filozof, flet edhe për aspektet mentale. Kur nuk luaja, mësova t’i shihja gjërat ndryshe. Edhe pas një lëndimi, duhet të riorganizohesh”.
Bremer shtoi për sezonin: “Jemi larg titullit, por do të japim maksimumin për Champions-in. Çdo lojtar i fortë ka kaluar momente të vështira; të tregojmë kurajë për t’u rikthyer. Dua të fitoj më shumë tituj dhe ta ndihmoj ekipin”. Për shokët: “Kelly është mbrojtës i fortë, fizikisht i jashtëzakonshëm, po rritet shumë. Mund të lindë një BKK si BBC, por duhet ta marrim shembull historinë e Juventusit”.
The post Bremer: E dimë forcën e Interit, kot nuk ka luajtur dy finale Champions-i appeared first on Telesport.









