Slot: Diferencat janë të vogla këtë sezon, nuk e fitojmë dot titullin nëse nuk kemi ekuilibër

Premier League është pushim këtë fundjavë për t’i lënë vendin FA Cup, turne ku Liverpool do të përballet me Brighton në raundin e katërt. Trajneri i Liverpool, Arne Slot, kërkon që skuadra të jetë sërish solide në mbrojtje, për të mos pësuar gol si ndaj Sunderland.

Mendoj se Man City pati vetëm një gjuajtje pasi shënuam kundër tyre, por menjëherë shënoi gol dhe kjo ndryshon momentumin dhe gjithçka. Diferencat kanë qenë kaq të vogla për ne këtë sezon, sa herë që një ekip ka pak nuhatje në një ndeshje, ata shënojnë”, tha Slot.

Më tej, trajneri holandez tha: “Ne duhet të bëjmë shumë përpjekje para se të jemi në gjendje të shënojmë. Diferencat janë të vogla, por që këtë sezon janë vendimtare për të fituar apo humbur një ndeshje. Kemi shumë raste të humbura, por kjo nuk po ndodh me kundërshtarët tanë këtë sezon.”

Në lidhje me shanset që kanë për titullin në Premier, ai komentoi: “Mendimi im i parë është ‘jo’, pasi e kam thënë se është e pamundur të fitosh një trofe të tillë me një ekuilibër negativ të goditjeve standarde. Dhe në Premier League tani, çdo ndeshje është një ndeshje e madhe për shkak të forcës së ligës”.

Por duke parë se ku ka shkuar ky kampionat, goditjet standarte janë bërë të rëndësishme. Dhe kjo reflektohet edhe në tabelën e ligës. Premier League aktuale ka shumë më tepër të bëjë me goditjet standarde sesa ishte vitin e kaluar. Pa qëndrueshmëri, siç jemi ne, është e vështirë të fitosh titullin”, tha Slot.

The post Slot: Diferencat janë të vogla këtë sezon, nuk e fitojmë dot titullin nëse nuk kemi ekuilibër appeared first on Telesport.